АBSM: Me fushatën „Luaj me përgjegjësi“ i zbatojmë angazhimet tona për baste të sigurta sportive

Me qëllim të sigurimit të edukimit të vazhdueshëm dhe ngritje të vetëdijes për rëndësinë e basteve të përgjegjshme sportive, Asociacioni i bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) vazhdon me zbatimin e fushatës  „Luaj me përgjegjësi“.

Fushata e cila herën e parë ishte pranuar shumë mirë nga lojtarët, vazhdon me frymën e njëjtë të sigurojë edukim për baste të përgjegjëshme.

Prioritet kryesor i kësaj fushate është që lojtarët në bastore te edukohen në aspekt të asaj se vënia e basteve sportive duhet të shihet përmes prizmës së lojës dhe argëtimit, dhe jo si mënyrë për përfitim të parave.

„Përmes fushatës  „Luaj me përgjegjësi“ duam të theksojmë se loja në bastore në asnjë rast nuk duhet të shihet si burim potencial i të ardhurave apo ekzistencës, por si mundësi për rekreacion,  bërë tifo për ekipin e vet dhe duke u kënaqur dhe sportin dhe adrenalinën të cilën ai e sjell. Me këtë fushatë ne i reflektojmë angazhimet tona për baste të sigurta sportive, kujdes për lojëtarët tonë dhe përkushtimin për shoqërinë në të cilën ne veprojmë.“- theksoi Vasko Ilijesvski, kryetar i ABSM.

Gjatë fushatës në mënyrë interaktive do të jepen porositë dhe këshillat kryesore për lojtarët, të cilat do ti udhëzojnë ata që të mos vënë baste me mjete të cilat ata nuk mund tja lejojnë vetes, të mos tentojnë ta mbulojnë humbjen, si dhe të vendosin kufi për para dhe kohë të cilën do tja kushtojnë vendosjes së basteve sportive.  

Fushata „Luaj me përgjegjësi“ do të realizohet në terren, në objektet e bastoreve sportive të anëtarëve të ABSM ku do të dorëzohen materiale edukative dhe promotive, si dhe në ueb faqet zyrtare  dhe faqen e Facebook të ABSM.

Kjo fushatë është një prej aktiviteteve të shumta përmes të cilave ABSM e tregon përgjegjësinë e vet shoqërore dhe promovon standarde botërore dhe bashkëkohore në lojërat e fatit në vendin tonë.