Për çfarë po përpiqemi

EDUKIMI

Përmes fushatave dhe programeve ne edukojmë punonjësit dhe lojtarët në lidhje me domosdoshmërinë e respektimit të ligjeve dhe rregullave, për rëndësinë e bastit të përgjegjshëm dhe organizimin e lojërave të fatit dhe ngritjen e vetëdijes lidhur me ndikimet e mundshme negative (pasojat) nga lojërat e fatit.

LEGJISLACIONI

Ne vazhdimisht dhe plotësisht respektojmë Ligjet dhe Rregullat dhe përpiqemi për një veprim aktiv dhe të organizuar të Asociacionit në miratimin e legjislacionit në fushën e lojërave të fatit në bastore, për përmirësimin e legjislacionit dhe akteve nënligjore dhe për parandalimin e bastit të paligjshëm dhe zhvillimit të ekonomisë gri.

ZHVILLIMI DHE AVANCIMI

Ne përpiqemi për të avancuar industrinë dhe për të implementuar dhe promovuar standardet bashkëkohore botërore në lojërat e fatit në bastore.

MJEDISI I SIGURT

Lojtarëve të lojërave të fatit  në bastore ne ofrojmë një mjedis të sigurt dhe plotësisht të rregulluar ligjor, këshilla dhe edukim për realizimin e të drejtave të tyre në lojërat e fatit në bastore.

Qëllimet e ABSM

ABSM ka për qëllim avancimi i industrisë së lojërave të fatit në bastore, zhvillimi dhe promovimi i standardeve botërore dhe bashkëkohore të lojërave të fatit, edikumi i lojëtarëve në abstore, duke organizuar aktivitete të ndryshme lidhur me domosdoshmërinë e respektimit dhe zbatimit të ligjeve dhe rregullave të lojërave të fatit në bastore, përmirësimi dhe avancimi i akteve ligjore dhe nënligjore në sferën e lojërave të faktit në bastore, këshilla dhe edukimi i lojëtarëve në bastore për realizimin e të drejtave në lojërat e fatit në bastore, avancimi i cilësisë së shërbimeve që sigurojnë organizatorët e lojërave të fatit në bastore dhe promovimi i lojërave të fatit në bastore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e Asociacionit në mënyrë aktive përpiqen edhe për përmirësimin e rregullativës, si edhe për tejkalimin e vështirësive dhe marrjen e mbështetjes në lidhje me zbatimin e rregullativës ligjore dhe nënligjore në fushën e lojërave të fatit në bastore, por edhe për një veprim aktiv dhe të organizuar në realizimin e të drejtave gjatë miratimit të rregullores në fushën e lojërave të fatit në bastore.

Asociacioni është një person juridik me të drejta dhe detyrime që rrjedhin nga Statuti dhe rregulloret ligjore. Organet e Asociacionit të bastoreve sportive (ABSМ) janë Kuvendi dhe Kryetari.

ABSМ i bashkon:

Legjislacionin
Institucionet
Lojtarët dhe mbështetësit
Industrinë e lojërave të fatit në bastore
Komunitetin e biznesit