KONTRIBUTI NË BUXHETIN E SHTETIT
Me punën e saj, industria e lojërave të fatiti, në të cilën përfshihen edhe lojërat e fatit në bastore, kontribuon me një çerek miliardë euro në buxhetin e shtetit. Në vitin 2018, në buxhetin e shtetit dhe në buxhetet lokale nga industria e lojërave të fatit kanë hyrë 253 milionë euro. Nga kjo, 135 milionë euro nga të ardhurat e drejtpërdrejta dhe 118 milion euro, falë të ardhurave indirekte të TVSH-së, taksave lokale, kontributeve dhe tatimeve të pagave, qiradhënies së hapësirave për zyrë. Për paga të punonjësve të tyre, kompanitë organizatore të lojërave të fatit, në vitin 2018, kanë ndarë rreth 32 milionë eurosh, dhe në bazë të tatimeve ka paguar 11 milionë euro. Këto të dhëna në krahasim me vitin 2017 tregojnë se kontributi i industrisë së lojërave të fatit në buxhetin publik në vitin 2018 është i rritur në mënyrë të pabesueshme për 41%.
Në industrinë, gjatë vitit 2018, u punësuan 40% më shumë njerëz sesa në vitin 2017. Industria kryesisht punëson studentë dhe të diplomuar, që paraqesin rreth 15% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Të gjithë të punësuar drejtpërdrejtë në këtë industri, që i ka rreth 7.700, mbajnë pothuajse shtatë vende të tjera të punës në industri të tjera, d.m.th., industria e lojërave të fatiti mbështet pothuajse 54.000 vende të punës në vend.
PUNËSIMET
STIMUL PËR AKTIVITETE TË TJERA EKONOMIKE
Industria e lojërave të fatit po ndikon gjithashtu edhe mbi zhvillimin dhe rritjen e vëllimit të prodhimit të furnizuesve të saj, të cilët në bazë të furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve, vetëm në vitin 2018 kanë bërë fitime të shumëfishta. P.sh., kur hapet një vend të ri të pagesës, që në vendin i ka rreth 600, investohet nga 50.000 deri në 80.000 euro, dhe për mirëmbajtjen e vendeve ekzistueve të pagesës ndahen nga 10.000 deri në 15.000 euro. Këto fonde kryesisht rrjedhin në kompanitë e prodhimit dhe shitjes së mobiljes, pajisjes kompjuterike dhe telekomunikuese, zhvillimit të softuerit, furnizimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve etj..
Nga industria e lojërave të fatiti, 3% e të ardhurave ndahen Agjencisë për Rini dhe Sport. Vetëm në vitin 2018, për Agjencinë për Rini dh Sport janë paguar më shumë se 60.000.000 denarë, që paraqesin një investim të drejtpërdrejtë për zhvillim të sportit dhe rinisë në vend.
Asociacioni i bastoreve sportive të Maqedonisë dhe të gjithë anëtarët e tij janë subjekte me përgjegjësi shoqërore, të cilat në mënyrë të vazhdueshme ndihmojnë atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetin projekte dhe aktivitete me interes për komunitetin.